Sondazhi: Ja kush i fiton zgjedhjet në Greqi
Fill pas mbarimit të orarit zyrtar të zgjedhjeve në Greqi, favorite duket SYRIZA e udhëhequr nga Alexis Tsipras.

Partitë e majta radikale në bllok (Syriza) kryesojnë me 35.5 – 39.5 % të votave, ndërsa pas këtij koalicioni vjen partia e Samaras me 23 – 27 % të votave.

Ndërsa, “surprizë” është fakti se edhe partia neo-naziste e Agimit të Artë shihet të jetë në rritje, duke u konsideruar se mund të marrë 6.4 – 8% të votave.

Partia që kryeson sondazhet, Syriza ka premtuar se do ta refuzojë borxhin e jashtëm të BE-së, ndërsa shihet me skepticizëm nga ndërkombëtarët./albeu.com/
Shtuar më 25/01/2015, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori