Skema e re e pensioneve te gratë, kush preket nga rritja e moshës
Dy muajt e parë të këtij viti, nuk do të ketë dalje në pension të grave të cilat mbushin 60 vjeç. Kjo për shkak të nisjes së zbatimit të skemës së re të pensioneve e cila parashikon edhe rritjen e moshës së pensionit tek gratë me dy muaj.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore rezulton se ky ndryshim prek rreth 16 mijë gra në të gjithë vendin.

MOSHA
Nga ky vit deri dhe deri në vitin 2056 mosha e daljes në pension për gratë do të rritet me dy muaj deri sa ajo të arrijë në 67 vjeç.

Ndërkohë sa u përket burrave të cilët aktualisht dalin në pension 65 vjeç, rritja e moshës së pensionit do të jetë me një muaj në vit duke filluar nga viti 2032 deri në vitin 2056. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori