Situata në Bankën e Shqipërisë, Rama takon Nishanin
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe ka ndarë me kreun e Shtetit pikëpamjet për situatën e re të krijuar në Bankën e Shqipërisë, pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani.

"Pikëpamjet e tyre kanë qenë plotësisht konvergjente lidhur me domosdoshmërinë e sigurimit të një vijimi sa më të qëndrueshëm të punës së Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që në çdo hap të mëtejshëm drejt normalizimit, duhet mbajtur parasysh, qoftë forcimi i pavarësisë së institucionit, qoftë garantimi i standardeve më të larta të profesionalizmit në drejtimin e Bankës së Shqipërisë", thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Zyra e shtypit e qeverisë nuk bën të qartë kohën dhe vendin ku është zhvilluar ky takim mes dy drejtuesve të lartë të shtetit.

Takimi vjen një ditë pas vendimit të orëve të vona të 6 shtatorit, të Këshilli Mbikqyrës përshkarkimin e Ardian Fullanit, nga posti i Guvernatorit dhe gjatë kohës kur Gjykata e Tiranës merrte masën e sigurisë ndaj tij. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori