“Ja vlen një udhëtim për në Amerikë, por shumë e shtrenjtë bileta!”
Kjo është fjalia që dëgjon më së shumti, nga të gjithë ata shqiptarë që kanë një vizë amerikane, por nuk kanë të ardhurat e duhura për të përballuar një biletë vajtje ardhje.
Për të udhëtuar përshembull sot nga Tirana drejt Nju Jorkut, bileta më e lirë vajtje-ardhje në muajin shkurt, nëse pritet nga operatorët kryesorë si AlItalia, Austrian, Lufthansa është mbi 700-800
euro, ndërsa në periudhën e verës arrin mbi 1000
euro.
Por, që nga shkurti, ka një mundësi që edhe nga Shqipëria të shfrytëzohen alternativat, low cost të shtetit fqinj Itali, si rrjedhojë e fillimit të fluturimeve të operatorit me kosto të ulët
Norwegian Air, nga
Milano dhe Roma drejt SHBA-ve, ndërsa duhet të llogarisni dhe koston shtesë të vajtjes nga Rinasi në Romë dhe
Milano.
“Monitor” ka kërkuar mbi alternativat e çmimeve të biletave dhe nëse kombinoni vetë variantet low cost drejt Italisë e më pas merrni
Norwegian Air drejt Amerikës, mund të kurseni gjysmën e biletës që do të paguanit po të shkonit direkt nga Tirana me operatorët direktë. Varianti më i lirë është nga
Milano, ku në shkurt për shembulli mund të shkoni në Nju Jork me rreth 400
euro në total.
Alternativat
Nëse e prisni sot biletën nga
Milano Malpensa në Neë York-John F Kennedy, alternativa më e lirë është shkurti. Nisja në datën 6 ose 8 kushton 158.34
euro, ndërsa kthimi dy javë më vonë, në datat 18 e gjeni me 182
euro. Pra në total bileta vajtje-ardhje kushton 340
euro.
Për të shkuar deri në
Milano nga Tirana, mund të përdorni alternativa të tjera loë cost. Me Fly Ernest, bileta vajtje-ardhje në shkurt kushton 68
euro. Pra në total, nëse kombinoni oraret dhe ditët, në shkurt mund të shkoni e vini nga Nju Jorku në Tiranë me 410
euro.
Pas shkurtit biletat nga
Milano në New Jork fillojnë e shtrenjtohen, por gjithsesi nuk e kalojnë 500-600
euro.
Në datën 4 maj, vajtja është 200
euro, ndërsa kthimi varion nga 287
euro për kthim në datën 10, për datën 17 maj kthimi kushton 249
euro, ndërsa për 31 maj në 245
euro.
Në prill gjeni bileta vetëm vajtje prej 190
euro, që mund t’i kombinoni me kthime prej 240 eurosh, çka bënë që bileta të kushtojë rreth 430
euro. Duke i shtuar dhe rrugën nga Tirana në
Milano dhe anasjelltas (104
euro po me Ernest), çmimi arrin 534
euro.
Në gusht biletat e
Norwegian Air shtrenjtohen, po nuk i kalojnë 600-650 eurot.
Një tjetër alternativë me
Norwegian Air është nga Roma, ku sërish udhëtimi në shkurt është më i lirë, me 170
euro vajtje dhe kthime që mund të gjesh mes 150-170-250
euro. Por, gjithsesi udhëtimi vajtje-ardhje nga Tirana në Romë është më i shtrenjtë, mesatarisht 150
euro.
Nga Roma,
Norwegian Air fluturon edhe në Florida (Florida-Fort Lauderdale/Miami), por janë më të shtrenjta se drejt Nju Jorkut. Në shkurt dhe mars një bilete vajtje e gjen edhe me 180
euro, ndërsa kthimi varion nga 225 në 340
euro. Më pas çmimet rriten, për të arritur minimumi në 215
euro në maj (vajtje) dhe 245 dhe 288
euro kthimi. Në verë vajtja shtrenjtohet në mbi 400
euro dhe kthimi është sërish mbi 400
euro, përveç disa datave kur mund ta gjesh me rreth 340-350
euro.
Shtuar më 03/01/2018,
ora 14:52