Shtyhet për 30 ditë shitja e Albpetrol
Ministria e Ekonomisë nuk ka arritur të nënshkruajë brenda afatit të parë ligjor kontratën për shitjen e kompanisë Albpetrol. Sipas Top Channel kompania fituese 'Vetro Energy' i ka kërkuar Ministrisë shtyrjen e negociatave edhe me 30 ditë të tjera dhe Qeveria e ka pranuar kërkesën.



Para zhvillimit të tenderit, me një vendim të posaçëm që mban numrin 107, qeveria kishte përcaktuar si afat fundor për nënshkrimin e kontratës, kohën 30 ditë pas vendimit për shpalljen e fituesit. Në po këtë afat paralelisht me nënshkrimin e kontratës kompania duhet të vendoste për llogari të qeverisë shqiptare një garanci financiare prej 20 për qind të çmimit të ofruar, në të kundërt negociatat do të fillonin me kompaninë e klasifikuar e dyta në tender. Vendimi zyrtar për fituesin u shpall nga Këshilli i Ministrave në datën 3 tetor dhe sipas këtij përcaktimi, afati i fundit për nënshkrimin e kontratës duhet të ishte kjo e premte. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2012, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori