Shqiptarët ndërgjegjësohen: Rriten sigurimet e pronës
Një ndër mundësitë që ofron tregu i sigurimeve është edhe mbrojtja nga ngjarjet e vështira natyrore, të cilat mund të sjellin pasoja edhe në pronën e qytetarëve apo bizneseve.

Sigurimi i pronës është një nga konceptet e reja që ka hyrë në marrëdhëniet financiare të qytetarëve me pronën e tyre. Kjo, në shumicën e rasteve, është e lidhur edhe me detyrimet e kërkuara nga marrëdhëniet me bankat, për kreditë që merren nga qytetarët për blerjen e banesave.

Duke analizuar të dhënat e shoqërive që veprojnë në tregun e sigurimeve, vihet re se ritmet e rritjes së sigurimit të pronës nga zjarri dhe rreziqe të tjera shtesë, në vitin 2018 ka qenë mbi 9% krahasuar me vitin 2017. Ky ritëm rritjeje është si për numrin e kontratave të nënshkruara ashtu edhe për volumin e primeve të shkruara bruto.
Shtuar më 18/06/2019, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori