Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Shqiptarët kanë rrogat më të ulëta mes fqinjëve
Pëlqej
Shqiptarët marrin pagën më të ulët krahasuar me vendet e tyre fqinje.

Eksperti kontabël Agim Binaj thotë se ne ende nuk kemi një përllogaritje për një minimum jetik ndërsa shumë familje vuajnë mungesën e të ardhurave për shërbimet kryesore.

"E rëndësishme është që të kesh punë, po pate punë ti paguan taksa. Problemi është që si qeveria duhet të ndërtojë politika që njerëzit të jenë në punë. Duke patuar punë ai do paguajë taksa, duke paguar taksa rriten të ardhurat e buxhetit", thotë Binaj.

Të dhënat e INSTAT dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nxjerrin në pah se në Shqipëri paga mesatare mujore kap nivelin e 347 eurove.

Ndërkohë vendet e rajonit kanë një pagë mesatare më të lartë duke nisur nga Kosova me 405 euro, Mali i Zi me 509 euro dhe Serbia me 407 euro. /albeu.com/


Shtuar më 17/07/2018, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori