Shqiptarët e blejnë naftën e benzinën më shtrenjtë se në Zvicër
Në Shqipëri benzina kushton më shtrenjtë se sa në Zvicër.

"Global Petroleum Prices" ka publikuar raportin me çmimet e benzinës dhe naftës në mbarë botën.

Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet e 23-ta në botë për çmimin e benzinës apo 1.66 dollarë, derisa Zvicra është në vendin e 25-të me 1.64 dollarë për litër.

Benzina më e shtrenjtë është në Islandë me 2.15 dollarë për litër, duke u pasuar nga Hong Kong, Norvegjia, Holanda, Italia, Greqia, Monako, Danimarka, Izraeli, Portugalia e kështu me radhë.

Më lirë kushton në Siri, Mongolia, Venezuela, Irani, Sudani.

Por, jo vetëm benzina. Nafta kushton edhe më shtrenjtë në Shqipëri, duke krahasuar me vendet tjera, shkruan albinfo.ch.

Shqipëria ndodhet në vendin e 13-të në botë për çmimin e naftës me një litërkushton 1.66 dollarë. Më lirë është në Gjermani, Austri, Kroaci, apo edhe Finlandë, Portugali.

Edhe çmimi i naftës më së shtrenjti është në Islandë me 2.07 dollarë, derisa Zvicra ndodhet në vendin e gjashtë me 1.73. /albeu.com/


Shtuar më 30/06/2018, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori