Të shtëna me armë në një supermarket në Gjermani, raportohet për dy të vdekur

Të shtëna me armë janë regjistruar paraditen e sotme në një supermarket në Svalnstadt, një qytet i vogël në verilindje të Frankfurtit.

Mediat e huaja raportojnë se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë dy persona.

Sakaq, policia ka njoftuar se tashmë nuk ka rrezik për qytetarët, pasi është neutralizuar autori, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e  ngjarjes.