E reja u kap “mat” nga vjehrri me të dashurin në dhomën e gjumit, nusja flet për herë të parë

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet një vajzë e re që kapet mat në shtratin martesor me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra ka shkaktuar mjaft debate për mënyrën se si ata u sollën me të duke e degjeneruar publikisht.

Pati mjaft prej tyre që dënuan veprimin e familjarëve të bashkëshortit të së resë duke theksuar se filmimi i saj zhveshur dhe publikimi në rrjetet sociale ishte një sjellje e dënueshme, ndërsa të tjera dënuan po ashtu edhe aktin e nuses së shtëpisë, e cila futi të dashurin në shtratin martesor.

Abcnews.al zbuloi detaje të tjera në lidhje me ngjarjen. Mësohet se bashkëshorti i së resë ndodhej prej dy vitesh në Angli dhe se ata ishin martuar kur ajo ishte 17 vjeçe.

Sëfundmi, nusja dhe vjehrra janë përballur në emisionin “Me Zemër të Hapur” duke dhënë secila versionin e saj të ngjarjes.

“Prej tre vitesh jam e martuar. Unë isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen dhe nuk e dija çfarë do të ndodhte më pas. Familja e burrit ma mbushën mendjen dhe babi më thoshtë se ishte familje e mirë”, tha ajo.