Shpërbëhet Vishegradi

Pas ngjarjeve të fundit, grupi i Vishegradit po shkon drejt shpërbërjes.

Qëndrimi i qeverisë hungareze për sa i përket konfliktit Rusi Ukrainë, dhe lidhja e afërt e kryeministrit hungarez Orban me presidentin rus Putin, ka bërë që Republika Ceke dhe Polonia të dalin nga grupi Vishegrad dhe të mos marrin pjesë në mbledhjen e radhës në Budapest.

Polonia dhe Republika Ceke nuk do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në mbledhjen e ministrave të grupit të Vishegrad. Ky i fundit përbëhet nga Polonia, Republika Ceke, Sllovakia dhe Hungaria. Takimi do të organizohet në Budapest. Polonia dhe Republika Ceke nuk do të marrin pjesë në shenjë proteste për shkak të qëndrimit të qeverisë hungareze të Viktor Orban mbi Rusinë dhe Ukrainën, si dhe lidhjet e tij me Kremlinin.

Ministrja ceke e mbrojtjes u shpreh se gjithnjë kishte mbështetur V4-ën, por ishte e keqardhur që për momentin politikanët hungarezë e konsiderojnë më të rëndësishme naftën ruse me një çmim të mirë, në krahasim me gjakun ukrainas. Dhe kolegu i saj polak konfirmoi se nuk do të jetë i pranishëm pikërisht për këtë arsye.