Shqipëria po "shkrin": Në 8 vitet e fundit, numri total i nxënësve ra me 27%
Tkurrja e popullsisë është duke e ndikuar drejtpërsëdrejti edhe sektorin e arsimit në vend. Çdo vit, numri i nxënësveshkolla ësht ëmë i ulët, çfarë sjell edhe mbylljen e shumë klasave.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, Këtë vit shkollor, në arsimin 9-vjeçar do jenë rreth 306 mijë nxënës në total. Numri fëmijëve në këtë cikël është 13 mijë më pak se në vitin shkollor 2018-2019. Ndërsa në krahasim me fillimin e tranzicionit (vitin ’92) janë rreth 200 mijë nxënës më pak.

Në raport me vitin 2011, në shkolla janë rreth 114 mijë nxënës më pak. Sipas këtyre të dhënave, në 8 vite, numri i nxënësve në ciklin 9-vjevar është reduktuar me 27%. Ritmet e rënies pritet të jenë të larta edhe periudhën në vijim. Ministria e Arsimit pret që në vitin 2022 numri i nxënësve në arsimin 9 vjeçar të arrijë në 273 mijë nxënës ose 9.7% më pak se në vitin 2019.

Përveç rënies natyrore të popullsisë, arsimi shqiptar po vuan nga braktisja e shkollës për arsye emigrimi. Mijëra të rinj nën moshën 18 vjeç, kontingjent për arsimin e mesëm fillor zgjedhin emigrimin në të shumtën e rasteve me familjet e tyre.

Sipas të dhënave të Eurostat për aplikimin e lejes së qendrimit, që nga viti 2010, çdo vit janë larguar nga vendi drejt BE-së mesatarisht 15,000 të mitur.

Viti 2018 shënoi serish rritje në numrin e të miturve që ishin pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Gjatë 2018-ës, u pajisjen me leje qëndrimi rreth 17,279 të mitur nën 19 vjeç. Kjo ishte një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë.

Shifrat janë më të larta se kaq, duke marrë parasysh që Eurostat nuk ka të publikuara të dhënat për lejet e para të qëndrimit të lëshuara nga Gjermania.

Emigracioni shihet të jetë një ndër shkaktarët e kryesor të rënies së numrit të nxënësveshkolla. Eksperti i politikave arsimore Ndriçim Mehmeti thotë se, që prej 2014 e në vijim ka një ulje drastike të nxënësve për shkak emigrimi dhe migrimi të brendshëm.

Sipas tij MASR dhe qeveria, nuk e ka analizuar këtë situatë dhe për pasojë, nuk janë gati të japin edhe zgjidhjet. Braktisja e arsimit të detyruar, ndodh më së shumti për arsye ekonomike dhe sociale dhe edhe për mungesë të shpresës.

Shtuar më 16/09/2019, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori