Shqipëria emeton eurobondin 400 milionë euro
Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 10 336, datë 21.10.2010">2010, që parashikon emetimin e eurobondit në vlerën e 400 milionë eurove.

Kreu i shtetit, sekretoi shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 10 336, datë 21.10.2010">2010 “Për një ndryshim në ligjin nr. 10 267, datë 15.04.2010">2010 “Për ratifikimin e marrëveshjes së mandatimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Deutsche Bank AG, London e J.P. Morgan Securities, LTD, si menaxherë bashkëdrejtues, për transaksionin e emetimit të eurobondit deri në 400 milionë euro, dhe miratimin e dokumenteve të tjera të transaksionit”, të ndryshuar.

Sipas dokumentit të firmosur nga Presidenti, ky dekret hyn në fuqi menjëherë pasi është shpallur në datën 22.10.2010">2010. (albeu.com)
Shtuar më 22/10/2010, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori