Shoqata e Bankave: Stabiliteti i bankave tregtare në vend nuk janë cënuar
Pëlqej
Shoqata Shqiptare e Bankave përmes një deklarate për mediat siguroi sot publikun dhe të gjithë depozituesit dhe klientët se funksionimi dhe stabiliteti i bankave tregtare në vend nuk janë cënuar.

“Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë përfshirë Bankën e Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e bankave (AAB) në emër të gjitha bankave anëtare të saj dëshiron të sigurojë publikun dhe të gjithë depozituesit dhe klientët se funksionimi dhe stabiliteti i bankave tregtare në vend nuk janë cënuar. Siç reflektohet edhe nga pasqyrat financiare, të cilat AAB i ka publikuar vazhdimisht, sistemi bankar shqiptar mbetet likuid, i mirë kapitalizuar, me një rritje të vazhdueshme dhe një performancë të qëndrueshme” thuhet ne deklarate.

Sipas saj, AAB dhe bankat anëtare të saj do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Bankën e Shqipërisë si dhe institucione të tjera financiare kombëtare dhe ndërkombëtare për të siguruar ruajtjen e stabilitetit financiar në vend. Deklarata vjen pas situates se krijuar se fundi ne BSH me arrestimin e guvernatorit Fullani. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori