Shkup, 150 milionë denarë subvencione në bujqësi
Ministria e Financave të Maqedonisë gjatë javës pagoi mbi 150 milionë denarë subvencione për përkrahje financiare të bujqësisë. Siç kumtoi Ministria, prej tyre, vetëm për përkrahje të sipërfaqës punuese bujqësore për kultura bujqësore janë paguar 65 milionë denarë, për përkrahje të prodhimtarisë kopshtare 13,3 milionë denarë, për mbajtjen e vreshtaveekzistuese janë paguar pothuaj 17 milionë denarë, për ngritjen e mbjedhave të reja pemore mbi 7 milionë denarë, ndërsa për subvencione për përkrahje të blegtorisë janë paguar mbi 42 milionë denarë.

Më së shumti subvencione janë paguar në Prilep mbi 70 milionë denarë, pastaj në Radovish 27 milionë denarë, ndërsa në Strumicë janë paguar 10,6 milionë denarë. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2011, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori