"Shkrin" Shqipëria, të gjithë po arratisen nga sytë këmbët
Popullsia e vendit shënoi rënie për të tretin vit radhazi më 2018">2018 kryesisht prej emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve.

Sipas njoftimit të sotshme të INSTAT popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me 1 Janar 2018">2018.

Gjatë vitit 2018">2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë ishte – 15.030 banorë, duke shënuar një rënie prej 0,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2018">2018 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0 % në 25,4 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka pësuar rritje nga 19,4 % në 20,1 % gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti gjinor në lindje ka pësuar rënie, duke shënuar vlerën 108 në vitin 2018">2018 nga 110,6 që ishte në vitin 2017. Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie në krahasim me 2017 nga 101,3 në 100,1 meshkuj për 100 femra.

Në vitin 2018">2018, mosha medianë e popullsisë rezulton 35,4 vjeç. Gjatë vitit 2018">2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2018">2018 është 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2018">2018, numri i emigrantëve është 38.703 persona, duke pësuar një rënie prej 3,0 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i imigrantëve në 2018">2018 është 23.673 persona, duke pësuar një rënie prej 5,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Popullsia më rënie në të gjitha qarqet, vetëm Tirana dhe Durrësi me rritje

Tirana, Fieri dhe Durrësi kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Në 1 Janar 2019, Tirana zë rreth 31,3 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Fieri (10,3 %) dhe Durrësi (10,1 %). Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Në 1 Janar 2019, popullsia u rrit në tre qarqe të vendit. Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2019 treguan se vetëm tre qarqe të vendit shënuan një rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa nëntë prej tyre shënuan një rënie të saj. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+12,6 për 1000 banorë), pasuar nga Durrësi (+1,7 për 1000 banorë) dhe Vlora (+0,2 për 1000 banorë). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në Gjirokastër (-24,3 për 1000), Berat (-17,8 për 1000 banorë) dhe Dibër (-16,8 për 1000 banorë).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (30,4 %), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra (21,3 %). /monitor/
Shtuar më 18/02/2019, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori