Shifrat tronditëse: Nga janari janë mbyllur 10 578 biznese
Pëlqej
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përditësuar listën e subjekteve pasive deri në 25 tetor të këtij viti. Numri i përgjithshëm i bizneseve në këtë listën arrin në rreth 103 mijë. Vetëm nga 1 janari deri 24 tetor 2017 kësaj liste i janë shtuar 10,578 biznese të reja.

Në krahasim me një vit më parë, është ulur dukshëm numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv. Në 2016-n, sipas listës së publikuar nga tatimet, rezulton të kenë kaluar në status pasiv rreth 22 mijë subjekte.

Të paktën 25 për qind e bizneseve të mbyllura gjatë këtij viti i përket muajve shtator-tetor, kohë kur qeveria e re deklaroi nismën e saj për Anti-informalitet 3. Nga të dhënat e listës konstatohet se muajt e fundit ka pasur një numër të lartë biznesesh ambulante që kanë kaluar si pasiv.

Tatimet nënvizojnë se publikimi i kësaj liste bëhet për të evituar që subjektet që janë aktivë të kryejnë transaksione me subjekte që janë pasivë.

Kush transferohet tek regjistri i pasivëve

Janë tre arsyet që mund të bëjnë që një subjekt të kalojë nga aktiv në listën e pasivëve. Sipas Tatimeve kjo ndodh në rastin kur subjekti nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm, apo nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm si dhe në rast se deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar.

Pra në rast se njëri nga këto kushte plotësohet atëherë subjekti kalon në pasiv.

Borxhi tatimor i bizneseve pasive

Një nga problematikat që shfaqet për administratën tatimore është borxhi i lartë tatimor që mbarin bizneset pasive. Nëse në total në janë 146 mijë biznese me detyrime të papaguara pranë Tatimeve, më shumë se gjysma e tyre, 76 mijë janë biznese pasive./ Monitor/
Shtuar më 07/11/2017, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori