SHBA, këtë vit më shumë banka të falimentuara
Pëlqej
Në SHBA kanë falimentuar sivjet më shumë banka sesa vitin e kaluar. Autoritetet mbyllën dje katër banka të tjera të vogla. Në këtë mënyrë në vitin aktual u zhdukën nga tregu 143 institute kredituese. Ndërkohë një vit më parë falimentuan në vazhdën e krizës ekonomiko-financiare gjithsej 140 banka.

Megjithatë, sipas vlerësimit të entit shtetëror për sigurimin e depozitave FDIC shuma e vlerave, që mbanin institutet kredituese të falimentuara në 2010-ën është më e vogël. Deri më tani bëhet fjalë për gati 90 miliardë dollarë. Në 2009-ën ishin gati 170 miliardë dollarë.
Shtuar më 06/11/2010, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori