Seul, përfundon samiti G20-ës
Pëlqej
Liderët e 20 vendeve më të zhvilluara ekonomike, kanë rënë dakord që të përmbahen nga gara e zhvlerësimit të valutave. Në deklaratën e përbashkët pas takimit të G 20-ës në Seul, liderët gjithashtu janë zotuar të ecin drejt sistemeve të shkëmbimit të përcaktuara nga tregu.

Sidoqoftë, analistët thonë se deklarata përfundimtare nuk është e specifikuar dhe e lë të hapur mundësinë shumë detaje të përpunohen në takimet e ardhshme.

Samiti u mbajt në kohën e shqetësimeve për të ashtuquajturën “luftë të valutave”, ndërkohë që vendet përpiqen ta përshpejtojnë rimëkëmbjen ekonomike.
Shtuar më 13/11/2010, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori