Serbia e solli Maqedoninë në krizë elektroenergjetike
Shpallja e krizës elektroenergjetike në Maqedoni ndodhi për shkak se Qeveria e Maqedonisë i ka siguruar Serbisë energji elektrike.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, të cilët sot kanë shkruar se Maqedonia nga shkaku i sigurimit të energjisë për Serbinë ka mbetur pa energji elektrike.

Sipas gazetës Telegraf, sekretari shtetëror serb i energjetikës, Dushan Mrakiq ka zbardhur faktin se Serbia ka arritur që të sigurojë energji elektrike nga Maqedonia, me ç`rast me këtë siç thuhet ka "nokautuar rrjetin elektroenergjetik të Maqedonisë", informon agjencia Ina.

Nga kjo situatë e krijuar, Qeveria e Maqedonisë dy ditë më parë ka qenë e detyruar të shpallën gjendjen e krizës energjetike. Qeveria përmes thirrjes publike njoftoi për planin e krizës, për nevojën e kursimeve dhe masat e tjera për të përballur krizën.
Shtuar më 14/02/2012, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori