Sot ditë e zezë, humb jetën një tjetër pacient tek Infektivi

Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.

Si pasojë, ka shkuar në pesë numri i personave që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se kanë ndërruar jetën 4 persona, mes të cilëve është dhe një 21 vjeçare, viktima më e re e shënuar në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.


Shtuar 15.07.2020 12:45