Rritja e çmimeve vështirëson jetën e shqiptarëve
Rritet kostoja e jetës në Shqipëri pas rritjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore, qytetarët kanë filluar të ankohen për çmimet e larta të disa produkteve jetike.

Sipas tyre për të blerë të njëjtën sasi produktesh ushqimore të blerë një muaj më parë ata shpenzojnë më shumë para.

Qytetarët ankohen se që prej disa javëve çmimet kanë pasur tendencë drejt rritjes me të paktën 100 lekë. Shumë prej qytetarëve ankohen se rritja e çmimeve po e vështirëson më tepër jetesën.

Kohët e fundit çmimet e perimeve po edhe të një sërë produktesh të tjera ushqimore kanë pësuar njërritje të çmimeve.
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimorë është paralajmëruar edhe nga Instituti i Statistikave gjatë ditës së djeshme ku sipas tyre shumë nga këto produkte kishte pasur rritje të kosiderueshme. Sipas tyre rritja kishte ardhur pasi në tregun vendas kishin mbaruar prodhimet e vendit, si dhe kriza që ka kapur disa nga vendet nga ku importohen mallrat. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori