Restorantet në Maqedoni: Dasmat janë shumë më sigurta te ne se sa nëpër oborre dhe banesa

Restorantet të cilët kanë salla të mëdha për dasma presin vendimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për fillim të punës së tyre, e që duhet të miratohen në javën e ardhshme.

Ata tashmë kanë dorëzuar propozime shtesë të protokolleve, por nuk ka përgjigje nga komisioni.

Disa prej propozimeve , sipas Martin Angellovskit, nënkryetar i Odës Ekonomike Turistike, është që të përgatitet lista e mysafirëve të pranishëm që e ka të gatshme dasmori dhe organizimi i dasmës në podium të caktuar.

“Siguria do të jetë maksimale sipas protokolleve për punë dhe shumë më e sigurt se sa shembujt e deritashëm ku njerëzit vetorganizohen pa pasur protokoll”, tha nënkryetari i OET, Martin Angellovski.

Ai bëri të ditur se Qeveria e Maqedonisë tashmë ka marrë vendim për organizimin e koncerteve, hapjen e kufijve dhe vendime tjera që kanë rrezik më të madh se sa dasma.

“Presim nga mbledhje e ardhshme e komisionit të miratojë rekomandime për hapjen e biznesve tona. Gjendja e të gjithë operatorëve ekonomik të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt apo indirekt janë të ndërlidhur me restorantet e dasmave, si grupet muzikore, fotografët, kompanitë që bëjnë dekorime, lulishtet, artarët dhe rrobaqepëset është e keqe.Nëse nuk miratohen rekomandimet për hapje do ta përdorim të drejtën tonë demokratike për protestë”, tha mes tjerash Angellovski. /Telegrafi/


Shtuar 2.07.2020 15:33