Rama mbërrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Kosovë. Ai është pritur nga kryeministri i Kosovës me një ceremony shtetërore.

Pas ceremonisë, Rama do të zhvillojë një takim me Kurtin dhe anëtarët e dy kabineteve qeveritare.

Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp.

10.45 – Takim me z. Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Vendi: Selia e PDK-së, Bulevardi Nënë Tereza)

11.20 – Takim me z. Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Vendi: Selia e LDK-së, Rruga UCK, 2B 10000)

12.00 – Takim me z. Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Vendi: Swiss Diamond Hotel, Sheshi Nëna Terezë, 10000)

12.20 – Takim me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Vendi: Swiss Diamond Hotel, Sheshi Nëna Terezë, 10000)

12.45 – Takim me z, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK –së (Vendi: Selia e AAK-së, Bulevardi Dëshmorët e Kombit)

13.30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë)

Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e prof.Rexhep
Qoses, ku Kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin
e 85 vjetorit të lindjes së tij.

15.40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare, në Universitetin e Prishtinës (Vendi: salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Bulevardi Bill Klinton, 10000)./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 09:13