Rritet qiraja për apartamentet e vogla
Kriza ekonomike që ka përfshirë edhe vendin tonë po shtyn kryeqytetasit të kërkojnë ambiente të vogla me qera gjë që ka çuar në rritjen e çmimit të këtyre apartamenteve. Duke ju referuar drejtuesve të agjencive të cilët operojnë në këtë treg televizioni Top Channel raporton se personat të cilët kanë dyqane në rruget dytesore dhe tretesore po hasin probleme në dhënien me qera të ambienteve të tyre.



"Eshtë rritur kërkesa për apartamentet të lirë dhe ekonomikë. Për pasojë është rritur edhe çmimi i apartamenteve me sipërfaqe të vogël", thotë Alpens Fila, nga Agjencia "Inf '93" për këtë televizion.

Në krizë gjatë muajve të fundit është futur edhe tregu i shitjes së banesave ku regjistrohet një ulje drastike e kërkesës për blerje apartamentesh. /albeu.com/





Shtuar më 17/03/2012, ora 19:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori