Rritet numri i të papunëve në Eurozonë
Rritet numri i të papunëve në vëndet e BE-së. Në muajin shtator, papunësia në 17 vendet anëtare të Eurozonës shënoi 10.2 për qind, duke thyer rekordin e vendosur në muajin qershor të vitit 2010.

Këtë e deklaroi Eurostati në raportin e tij të publikuar para dy ditësh i cili deklaroi se në këto vende është rritur shumë numri i njerëzvë të cilët këna humbur vendin tyre të punës.

Referuar raportit të Eurostatit, në këtë shtator, papunësia në 27 vendet e BE-së ishte 9.7 për qind, 0.1 për qind më shumë se ajo e një muaji më parë.
Deri në muajin shtator, numri total i të papunëve në mbarë Evropën ishte 23 milionë e 264 mijë, 16 milionë e 198 mijë janë nga Eurozona.

Ndër vendet anëtare të Eurozonës, papunësia në Austri shënoi vetëm 3.9 për qind, ndërsa në Spanjë kjo shifër është 22.6 për qind.

Ndërkohë që vendi më i prekur është Greqia e cila edhe me ndihmën e dhënë nga vendet e BE-së akoma nuk po arrin të marrë veten./albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori