Rritet deficiti tregtar, ulen importet dhe eksportet
Eksportet kanë shënuar një rënie krahasuar me muajin korrik, në shifrën e 12.7 përqind, ku u eksportuan 17 miliardë lekë mallra. Rënie ka pasur edhe importi i cili ishte 45.3 miliardë lekë, me një ulje pesë përqind krahasuar me korrikun e këtij viti.

Sipas raportit të INSTAT, deficiti tregtar ka pësuar një rritje prej 0.4 përqind në muajin gusht krahasuar me muajin korrik. Sipas të dhënave mujore të INSTAT, këtë muaj deficiti ishte 28.3 miliardë lekë, duke shënua një ulje me 13.8 përqind krahasuar me muajin gusht të një viti më parë

"Tregtia me vendet e BE është 62.6 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Austri, Gjermani, Kosovë, Maqedoni, SHBA, etj, dhe për importin, Austri, Bullgari, Gjermani, Kinë, Turqi, etj", thuhet në njoftimin e INSTAT. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori