Rishikimi i financave, BB kërkon ndërhyrje në pensione dhe energji
Përfaqesuesja e Bankës Botërore Tahssen Sayed kërkoi gjatë prezantimit të raportit mbi “Rishkimin e Financave Publike” nderhyrje urgjente në sektorin e energjise dhe pensioneve.
Në fjalën e saj ajo theksoi se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e reformave, por kërkohet ndërhyrje ende urgjente në disa sektore si dhe duhet te vazhdohet me përmbushjen e reformave strukturore.

"Ky program reformash që keni nisur është shumë i rëndësishëm, për të vazhduar reformat strukturore, për rritjen e vendeve të punës. Ndërkohë, kërkohen reforma për tjera"- tha ajo.

Ndërsa ministri i Financave, Shkelqim Cani perseriti angazhimin e qeverise per ekonomine, per kryerjen e reformave. Me tej Cani theksoi se asnjë rregull fiskal nuk do të ishte i mjaftueshëm madje do të ishte i pazbatueshëm nëse nuk adresohen disa probleme më akute që rëndojnë sot në mënyrë shqetësuese financat publike.

"Kam fjalën për sektorin e energjisë dhe skemën e pensioneve dhe që në raport tha ai trajtohen gjerësisht dhe kanë qënë pjesë e debateve dhe diskutimeve të vazhdueshme." u shpreh Cani. Ministri deklaroi se reforma në sektorin e energjisë është një reformë e cila nis e mbaron me energjinë, por në fakt është një problem thelbësor me financat publike. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2014, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori