Deputeti i Partisë
Socialiste Arben
Malaj akuzon qeverinë, se në prag të
zgjedhjeve po përkeqëson financat e shtetit, për ta lënë vendin në pamundësi qeverisje.
"Nëse Qeveria po ecën me skenarin që t'i përkeqësojë akoma më tepër treguesit, pasi duket shumë dorëlëshuar, në atë që premton, qoftë në uljen dhe përjashtimin nga taksa, qoftë në shiritat që po pret kudo në Shqipëri, atëherë situata do të jetë shumë e përkeqësuar dhe taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë një kosto shumë më të lartë. Eshtë koha të flasim publikisht për rrisqet në rritje që kemi të gjithë nga keqqeverisja e vendit dhe nga papërgjegjshmëria me menaxhimin e
financave publike", tha
Malaj.
Ish-kreu i
Financave në qeverinë e fundit
socialiste mendon se në këto kushte, Shqipëria është e detyruar të rihapë negociatat me donatorët për të administruar krizën.
"Pas
zgjedhjeve, Qeveria e ardhshme do të duhet menjëherë të negociojë me FMN-në, me Bankën Botërore, me bankat e zhvillimit, në mënyrë që të gjejë burime për të financuar ekonominë dhe pastaj në mënyrë graduale të ulë borxhin", tha
Malaj. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013,
ora 16:07