Rekord, kompanitë e sigurimeve paguan 26% më shumë dëme në 2018
Kompanitë e sigurimeve janë treguar më të përgjegjshme ndaj klientëve të tyre sa i përket pagesës së dëmeve, nisur edhe nga një kontroll më i rreptë i tregut nga AMF.

Mësohet se gjatë vitit 2018">2018, kommpanitë e sigurimeve kanë paguar rreth 7 miliard lekë dëme ndaj të siguruarëve, e cila përkthehet në 26.3 për qind më shumë se sa viti 2017">2017.

Kjo rritje e madhe pagesave të dëmeve ndaj të siguruarëve vjen për shkak të presionit të AMF-së ndaj kompanive të sigurimeve për të mos lenë pas dore detyrimet ndaj të tretëve.

Sa i përket tregut në përgjithësi, mësohet se ai vijon të jetë i orientuar tek sigurimev e jo-jetës, të cilat janë kryesisht TPL dhe sigurim prone.

"Gjatë vitit 2018">2018, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,309,143 me një rritje prej 5.89% krahasuar me vitin 2017">2017. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.93% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.75% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.32%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.59% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 63.41% të totalit të tregut", pasqyrohet në raportin vjetor të AMF.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2018">2018 arritën rreth 10,729 milionë lekë, ose 7.68% më shumë se në vitin 2017">2017.

Produkti MTPL e brendshme, në vitin 2018">2018, pati një rritje prej 10.00% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.59% krahasuar me vitin 2017">2017.

Produkti Karton Jeshil në vitin 2018">2018 pati një rritje prej 1.57% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 26.82% krahasuar me vitin 2017">2017.

Produkti Sigurim Kufitar, në vitin 2018">2018, pati një ulje 6.92% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2017">2017. Ndersa numri i kontratave u ulje me 3.27%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit 2018">2018 arritën rreth 6,192 milionë lekë, 0.62% më pak se në vitin 2017">2017. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 1.78% krahasuar me vitin 2017">2017.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë vitit 2018">2018, patën rritje me 1.04% kundrejt vitit 2017">2017.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë vitit 2018">2018 siguruan mbi 2,757 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 76.13%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 14.73% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë vitit 2018">2018, vihet re një rritje prej 17.97% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 7.43% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2017">2017.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë vitit 2018">2018, arritën në rreth 1,134 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 4.70% në krahasim me vitin 2017">2017.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë vitit 2018">2018, arritën rreth 1,142 milionë lekë, ose 5.17% më pak se në vitin 2017">2017.
Shtuar më 28/01/2019, ora 15:20
Tage: 2018 2017
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori