Raporti i INSTAT, ekonomia u rrit me 1.1 përqind
Ekonomia shqiptare në tremujorin e dytë të vitit 2013 u rrit me 1.1 përqind kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2012">2012, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013 u rrit me 1.0 përqind.

Sipas raportit 3 mujor për prodhimin e brendshëm bruto t; INSTAT, degët që kanë pasur rritje janë Ndërtimi dhe Industria respektivisht me 16 përqind dhe 1.3 përqind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2012">2012. Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishin Transporti, Posta dhe komunikacioni, Tregti, Hotele dhe Restorante dhe Sherbime te tjera respektivisht me 5.3 përqind, 4.6 përqind, 2.8 përqind dhe 0.4 përqind.


Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013 me rritje u paraqit Ndërtimi me 9.1 përqind,Industria me 1.1 përqind dhe Shërbime të tjera me 0.5 përqind, bujqësia u rrit me 3.0 përqind kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2012">2012 dhe me 1.1 përqind kundrejt tremujorit para-ardhës. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori