Raporti i AKKK -së, 77 zyrtarë nuk deklaruan pasurinë
Gjatë periudhës 2010-2011 77 zyrtarë që janë nga Presidenca, Kuvendi, Qeveria, gjykatat komunale, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike, nuk kanë deklaruar pasurinë.

Sipas raporti të publiikuar Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit numri i përgjithshëm i zyrtarëve që kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë ishte 1,483 zyrtarë.


Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Ligjit nr. 03/L-151, është i dënueshëm dhe konsiderohet veprim kundërligjor. Shuma e përgjithshme e dënimeve të shqiptuara nga gjykatat në shkallën e parë është 22,580 euro, kurse në shkallën e dytë është 5,500 euro.
Shtuar më 12/09/2012, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori