Rama në Itali: Shqipëria, një horizont i ri për biznes
Vizitën në vendin fqinj, Itali, kryeministri Edi Rama e fokusuar tek ftesa për investitorët italianë. Rrugëtimi i tij, që ka nisur në rajonin e Pulias, ka vazhduar në Romë dhe eshte ndalur në Lombardi, pati interesin e lartë të investitorëve të vendit fqinj për kushtet e investimit në Shqipëri. Në takimin e organizuar nga Grupi Boch, kryeministri Rama u shpreh se dy vendet duhet te gershetojne interesin e perbashkët.

Nga njëra anë është nevoja e kompanive italiane për t’u internacionalizuar dhe nga ana tjetër Shqipëria është akoma një vend për t’u eksploruar, që ofron shumë lehtësira për kompanitë italiane.

Afërsia gjeografike, kosto e ulët e fuqisë punëtore dhe sistemi i taksave, por edhe mbështetja e fortë e qeverisë për çdo investim që krijon vende pune, tha Rama jane arsye te forta per çdo investitor italian te investoje ne Shqiperi.

"Arsyeja pse ne jemi këtu, është para së gjithash, se nevoja jonë për investime, është e lidhur sigurisht, nga njëra anë për të zhvilluar sektorët përkatës, por nga ana tjetër për të hapur vende të reja pune. Çdo investim që krijon vende të reja pune për ne është prioritet. Për këtë synojmë sektorin e manifakturës, por sigurisht ka dhe industri të tjera që krijojnë vende të reja pune dhe ne jemi të gatshëm t’i mirëpresim. Duke u vënë në dispozicion vende të ndryshme, objekte që kanë nevojë për ristrukturim, por që janë ekzistuese, depo vjetra, baza ushtarake të vjetra. Struktura, të cilat investitorët italianë i kanë gjetur shumë të favorshme më parë, por duke hequr ato barriera, të cilat deri tani ua kanë bërë jetën të vështirë, siç ka qenë kostoja e qerasë. Kështu që, ne do ta heqim barrën e qerasë dhe do të vendosim qiranë prej 1 euro, pavarësisht sipërfaqes në metër katrorë që do të vihet në dispozicion të një ndërmarrje, për të ndërtuar infrastrukturën e saj", deklaroi kryeministri Rama.

Por, Shqiperia ofron mundesi investimi edhe ne hidroenergjitike, turizem, infrastrukture e bujqesi, deklaroi shefi i qeverise shqiptare ne takim me shoqaten e Investitorëve Assolombardia.

"Jemi të bindur se Shqipëria përbën një horizont të ri për botën e investitorëve italianë. Sepse sot për sipërmarrjet italiane, ajo që mungon këtu gjendet atje. Mjafton të përmendim se tatimi mbi të ardhurat për sipërmarrjet është vetëm 15 %, puna e dorës ka një kosto shumë të ulët në krahasim me këtu", deklaroi kryeministri.

Por, ftesa e kreut te qeverise shqiptare per te investuar, nuk u fokusua vetem tek Shqiperia, pas nje realiteti te ri gjeopolitik ne rajon.

"Nga këndvështrimi i tregut, sot kemi një treg shumë më të madh nga sa gjendet brenda kufijve të Shqipërisë. Sepse nuk është vetëm Kosova, një shtet tjetër me shqiptarë, me të cilin ne kemi një bashkëpunim më të ngushtë gjithmonë e më shumë, por gjithashtu është edhe pjesa tjetër e rajonit", vlerësoi Rama.

Kryeministri ka zhvilluar një vizitë në Institutin Evropian të Onkologjisë. Rama, ka ndërmarrë iniciativën për të promovuar strategji në parandalimin e sëmundjeve tumorale, mbi të gjitha këtyre sëmundjeve te gratë dhe vajzat. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2014, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori