Qeveria shqiptare nënshkruan ‘Memorandum Bashkëpunimi” me Powr China
Pëlqej
Ministria e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe kompania shtetërore kineze Power China kanë nënshkruar të martën në Pekin një “Memorandum Bashkëpunimi”. Memorandumi u nënshkrua midis ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri dhe zotit Zhang Jianyue, drejtor ekzekutiv i kompanisë Powr China Chengdu Engineering Corporation Limited.

President i Grupit të Ndërtimit dhe Bashkëpunimit i Powr China, Ma Zonglin, ishte gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit për të cilin është punuar për rreth gjashtë muaj. Power China zotëron 50 për qind të tregut botëror të hidroenergjisë, e listuar me AAA. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori