Qeveria rrit pagat krerëve të bashkive
Qeveria vendosi në mbledhjen e radhës te enjten për të rritur pagat e drejtuesve të lartë të njësive vendore. Kryeministri Sali Berisha i rriti pagën Lulzim Bashës me rreth 34 mijë lekë të reja, duke krijuar disi diferencë me pagën e nënkryetarit. Në mënyrë të ndjeshme janë rritur edhe pagat e drejtuesve të tjerë të qeverisjes vendore. /albeu.com/



a) Për Bashkinë e Tiranës:

-Kryetari 140 000 – 174 760 lekë;

-Nënkryetari 130 000 – 140 000 lekë.



b) Për njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100000 banorë:

-Kryetari 92 000 – 140 000 lekë;

-Nënkryetari 60 000 – 93 000 lekë.



c) Për njësitë e qeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë:

-Kryetari 60 000 – 116 000 lekë;

-Nënkryetari 49 000 – 91 000 lekë.



ç) Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:

-Kryetari 51 000 – 91 000 lekë;

-Nënkryetari 41 000 – 78 000 lekë.



d) Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 – 20 000 banorë:

-Kryetari 41 000 – 78 000 lekë;

-Nënkryetari 28 000 – 69 000 lekë.



dh) Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5.000 banorë:

-Kryetari 37 000 – 55 000 lekë;

-Nënkryetari 27 000 – 43 000 lekë



e) Për Këshillin e Qarkut;

-Kryetari 87 000 – 132 000 lekë;

-Nënkryetari 57 000 – 91 000 lekë.”.
Shtuar më 16/08/2012, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori