Qeveria merr sërish borxh në tregun e brendshëm
Pëlqej
Qeveria pritet të marrë sërish borxhe në tregun e brendshëm. Gjatë javës së ardhshme Banka e Shqipërisë pritet të zhvillojë dy ankande. Të hënën BSH do të zhvillojë ankandin në euro, ku në shitje do të dalin 40 milionë euro obligacione, me afat maturimi 2 vjecar. Kuponi indikativ është 3.33%.

Ndërkohë sipas News 24 ditën e marte, Banka e Shqipërisë ka njoftuar për një tjetër ankand obligacionesh, po dy vjeçare, por këtë herë në lekë. Në shitje do të dalin 3.5 miliardë leke obligacione 2 vjeçare me kupon indikativ 4.84%. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori