Rriten infektimet nga COVID-19 në Kosovë, një humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë regjistrohen një viktimë dhe 852 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2.201 mostrave, ndërkohë 38.7 për qind e mostrave dolën pozitive me virusin e COVID-19.

Në Kosovë janë shëruar 394 persona ndërkohë raportohen 5.359 raste aktive me koronavirus.

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me COVID-19, gjë që ka shtyrë autoritetet të shpeshtojnë thirrjet që qytetarët të vaksinohen dhe të bartin maskë në ambiente të mbyllura./albeu.com