Qeveria i fal borxhet 270 mijë familjeve
Mbledhje qeveritare
Qeveria e Shqipërisë do të falë faturat e papaguara të energjisë të 270 mijë familjeve në nevojë, të periudhës përpara se sistemi i shpërndarjes së energjisë të privatizohej.

Vendimi është deklaruar sot në mbledhjen e qeverisë nga vetë kryeministri Sali Berisha, i cili sqaroi se "borxhi i konsumatorëve familjarë që do të falet kap shifrën e 400 milionë dollarëve” dhe se “98 % e këtyre detyrimeve janë të familjeve të shtresave në nevojë”

"Janë 270 mijë familje shqiptare me ndihmë ekonomike, invalidë dhe borxhi është kontraktuar në atë periudhë kur ndihma ekonomike dhe pensionet kanë qenë shumë më të ulëta se sot"- nënvizoi kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2011, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori