Qeveria hap thesin për RENEA-n, Gardën dhe Tatimet
Pëlqej
Ministria e Brendshme ka hapur tre procedura që lidhen me blerjen e uniformave për tre institucione të ndryshme duke nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tek Garda e Republikës dhe RENEA.

Për Doganat fondi limit i vënë në dispozicion është 32.3 milionë lekë dhe synon që të pajisë inspektoret e doganave me uniforma, veshmbathje dhe element përbërës të tyre.

Janë të paktën 805 veshje ku pjesën më të madhe e zënë veshjet operacionale dhe më pak ato të ceremonialit që konkretisht janë vetëm 2.

Për rastin e uniformave të Gardës së Republikës fondi limit I vënë në dispozicion është 10.1 milionë lekë. Në objekt të tenderit është sigurimi i kostumit të punës për oficer e nënoficer, (2 kapele, 1 xhaketë, 2 palë pantallona për efektivin oficer e nënoficer, 1 pale pantallona dhe 1 fund për efektiv oficere e nënoficerë).

Në total sasia për gjithë elementët e veshjes arrin në 5555 duke llogaritur në një të vetme edhe emblemat apo shenjat e emrit.

Për repartin e RENEA synohet të blihen uniforma sportive me një fond që nuk duhet të kalojë 1 milionë lekë. Në total janë parashikuar 240 kostume sportive të ndarë për dimër dhe verë si dhe blerje peshqirësh.

Shuma totale për të tre lotet e procedurës së fundit të ministrisë është 44.4 milionë lekë.

Operatorët e interesuar duhet që të paraqesin ofertat e tyre deri më datë 25 gusht.

Ky nuk është tenderi i parë që zhvillohet për uniformat e institucioneve. Në shkurt të këtij viti Ministria e Brendshme hapi një tjetër tender me fond 9.5 milionë euro për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit. /Monitor/
Shtuar më 31/08/2017, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori