Qeveria Franceze i dorëzon TAP Medalionin e Mirënjohjes për kontributin në ekonomi
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ambasada Franceze në Tiranë, në emër të Qeverisë Franceze, i dorëzoi Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe kontraktorit Spiecapag, Medalionin e Mirënjohjes për kontributin e dhënë në ekonominë franceze nëpërmjet industrisë. Medalioni i Mirënjohjes iu dorëzua menaxherit të TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgos.

Dorëzimi i medalionit u bë gjatë një vizite të Sekretarit të Shtetit Francez për Çështjet Evropiane, Harlem Desir, Ambasadorit të Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi, dhe zëvendës Ministrit të Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ilir Bejtja, në sheshin kryesor të magazinimit të projektit TAP në afërsi të Durrësit.

Sekretari i Shtetit Francez për Çështjet Evropiane shprehu interesimin e Qeverisë Franceze për rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Gjithashtu ai përmendi gazsjellësin TAP dhe përfshirjen e kompanisë franceze Spiecapag, për ndërtimin e segmentit tokësor të këtij gazsjellësi, si një prej aktiviteteve ekonomike më të rëndësishme të Francës në Shqipëri.

Të pranishmit, gjatë kësaj vizite panë nga afër tubat e çelikut dhe makineritë që do të përdoren për ndërtimin e segmentit tokësor të gazjellësit TAP në Shqipëri.

Menaxheri i TAP për Shqipërinë bëri një prezantim për rëndësinë që ka TAP për Shqipërinë dhe Evropën ndërsa përfaqësuesit e Spiecapag bënë një prezantim të ecurisë së punimeve për ndërtimin e gazsjellësit në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2016, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori