Qeveria e Kosovës kontratë 409-milionëshe për Brezovicën
Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me konsorciumin francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, pritet që ditën e martë të nënshkruajë kontratën për ndërtimin e resorit të Brezovicës.

Ky është një nënshkrim që vjen pas vendimit të Komitetit Drejtues Ndërministror (KDNM) të Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike (PZHQTB) të Brezovicës, në të cilin është konstatuar se janë plotësuar të gjitha parakushtet dhe kushtet për të proceduar me nënshkrimin e kontratës 409-milionëshe.

Kontrata pritet të nënshkruhet nga konsorciumi “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, përkatësisht kompania që është regjistruar në Kosovë nga konsorciumi “Brezovica Resort LLC”, dhe Qeveria e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2015, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori