Qeveria 100 mln lekë financim për bashkësitë fetare
Kryeministri Sali Berisha
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u vendos të financohen komunitetet fetare me 100 milion lekë nga buxheti i shtetit të vitit 2011. Lajmi u publikua në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Kështu në vendimin e Qeverisë u parashikua financimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me shumën 31 632 000 lekë, ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, sipas këtij vendimi përfiton shumën 26 220 000 lekë.

Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 878 000 lekë, ndërsa Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 16 262 000 lekë.

Për zbatimin e këtij vendimi që hyn në fuqi menjëherë janë ngarkuar Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet.
Shtuar më 02/03/2011, ora 19:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori