E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Që të mos jua "ngecin" në dorë: Mësoni si të dalloni nëse kartmonedhat e reja janë false
Me daljen në qarkullim të serisë së re të kartëmonedhave 200 dhe 5000 lekëshe, Banka e Shqipërisë ka bërë thirrje për të treguar kujdes në dallimin e elementëve të suigurisë, për të mos rënë pre në të kundërt e parave false.

Para pak ditësh,Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi se seria e re e kartëmonedhave shqiptare (prerjet e tjera do të hidhen në treg në mënyrë graduale), është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie. Ka një sërë tiparesh identifikuese të elementëve të sigurisë, që mund të konstatohen lehtësisht me një kontroll rutionor individual.

Ky kontroll bazohet në verifikimin e elementeve të sigurisë sipas metodës “PREK, SHIKO, LËVIZ”.

Përmasat

138 mm x 69 mm ngjyra kafe, hedhur në qarkullim 30.09.201. Pamja e përparme: Portreti i Naim Frashërit dhe në sfond një libër i hapur. Tekstet: “BANKA E SHQIPËRIS˔, “DYQIND LEK˔, “NAIM FRASHËRI 1846-1900” Pamja e prapme: Shtëpia e lindjes së Naim Frashërit, një fletë ku janë shkruar vargjet e tij “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar”, pena e tij dhe nënshkrimet e drejtuesve.

Elementet e sigurisë, 200 lekë

PREK:

Preke dhe ndieje kartëmonedhën me gishta. Kjo kartëmonedhë është prodhuar prej materiali polimer, një përbërje plastike, që të jep një ndjesi të veçantë në prekje. Shtypi i ngritur: Ndieje shtypin e ngritur te numrat, shkronjat, portreti, si dhe vijat e shkurtra përgjatë skajit të majtë dhe të djathtë të kartëmonedhës, që përbëjnë dhe elementin e njohjes së kartëmonedhës nga të verbrit.

SHIKO:

Mbaje kartëmonedhën kundrejt dritës dhe shikoje me kujdes. Dritarja: Në një dritare të tejdukshme shfaqet portreti i Naim Frashërit, vlera 200 Lekë dhe kolonada e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë.

Elementi i regjistrimit: Një figurë e stilizuar e shqiponjës ndodhet në të dy anët e kartëmonedhës. Të dy figurat duhet të përkojnë ekzaktësisht njëra me tjetrën.

LËVIZ:

Lëvize kartëmonedhën në kënde të ndryshme shikimi, për të parë si ndryshon. Shiriti i shndritshëm në zonën qendrore shfaq të shkruar vlerën 200 Lekë.

Kartëmonedhat, ndonëse vijnë me risi në drejtim të prerjeve, mbajanë të stampuara të njëjtat figura historike. “Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë”, bëri me dije BSH-ja.

Ndërkohë, kartëmonedhat e vjetra do të vijojnë të jenë në qarkullim për t’u tërhequr gradualisht nga BSH-ja, kur të jenë të dëmtuara dhe të papërdorshme.
Shtuar më 01/10/2019, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori