Kriza energjitike, Balluku: Viti 2023 është më optimist

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku diën e sotme ka zhilluar konferencën për shtyp në lidhje me analizën vjetore të punës për vitin 2022 si dhe objektivat për vitin 2023.

Balluku: Gjatë vitit 2022 ne nisëm një fushatë sensibilizmimi për qytetarët shqiptarë që kishte të bënte me kursimin energjitik. Në fillim u përballëm me ngacmime dhe tallje të kërkreses tonë ndaj qytetarëve për të kursyer energji. Ne morëm një vendim të rëndësishëm dhe i vumë një target të gjithë administratës për të ulur konsumin e energjisë.

Ne kemi një sërë punësh përpara. Kemi kaluar periudha të vështira duke nisur nga koha e pandemisë dhe na është dashur të ndalonim të gjitha investimet në OSHEE. Gjatë vitit 2022 nuk kemi pasur mudnësi të bënim investime. Gjithë buxheti i shtetit u vendos për të mbrojtur qytetarët dhe jo për të bërë investime.

Gjatë vitit 2023 shpresojmë se do kemi mundësi për të ecur më mirë për sa i përket fushës energjitike. Këtë vit e kemi nisur me një rezervë më të mirë energjitike, ndryshe nga një vit më parë. Viti 2023 është shumë optimist në krahasim me 2022./Albeu.com/


Shtuar 9.01.2023 11:29