Projekti TAP, marrëveshja firmoset në shkurt
Intensifikimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e energjetikës dhe çështje të tjera në ekonomi, ishte në qendër të diskutimeve të zhvilluara sot mes Ministrit të Ekonomisë Edmond Haxhinasto dhe ambasadorit të Italisë në Tiranë Massimo Gaiani.


Në vijim të nënshkrimit pak kohë më parë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë lidhur me projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP), u diskutua për përfundimin e marrëveshjes ndërqeveritare mes tre vendeve lidhur me angazhimet konkrete të palëve në këtë projekt, planifikuar të firmoset në muajin shkurt.


Një tjetër çështje e fushës energjetike që u diskutua në takim, ishte dhe investimi në linjat e interkonjeksionit Shqipëri - Itali si dhe interesi i shprehur rishtas nga investitorë të tjerë në këtë projekt, i cili mendohet të ndërtohet paralel me gazsjellësin e TAP-it.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për realizimin e mundësive të bashkëpunimit në investime të tjera në fushën e energjisë, veçanërisht në projekte si ato mbi lumin Vjosë, etj. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2013, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori