Privatizimi i PTK-së pjesë e reformës ekonomike
Ministri Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka thënë sot se privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës është pjesë e reformës strukturore të ekonomisë së vendit, në takimin e informues të Komisionit Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me përfaqësues të donatorëve, Fondit Monetar Ndërkombëtar, përfaqësuesit e ambasadave të vendeve të Kuintit në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të investitorëve të interesuar për PTK.

Pjesëmarrësit në takim u informuan me progresin e bërë në lidhje me procesin e pjesëmarrjes së sektorit privat në Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovën.

Ministri Beqaj theksoj se “ky proces është pjesë e reformës strukturore të ekonomisë së Kosovës” dhe shprehu përkushtimin e Komisionit Qeveritar të Privatizimit për kryerjen me sukses dhe me transparencë të plotë të tij , shprehu bindjen se ky projekt do të kryhet me sukses sipas standardeve më të larta ndërkombëtare , me transparencë të plotë dhe se nga ky proces do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2011, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori