Po vdesim rrugëve, kaq shqiptarë u vranë në aksidente rugore në janar-gusht (FOTO LAJM)

Pëlqej
Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, numri i të vdekurve në aksidentet rrugore ishte 143 persona, nga të cilët 29 ishin femra.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i të vdekurve nga aksidentet ka shënuar një rënie të lehtë me 6 persona (149 gjithsej për janar-gusht 2017).

Në Gusht 2018">2018, numri i të aksidentuarve është 268 persona nga 292 që ishte një vit më parë, duke u ulur8,2 %. Numri i të aksidentuarve në tetëmujorin 2018">2018, është 1.544 duke ulur 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Gusht 2018">2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 27 persona nga 22 që ishte një vit me parë. Në tetëmujorin 2018">2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 143 nga 149 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Gusht 2018">2018, aksidentet rrugore, në 81,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç duke zëne
30,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 1,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tetëmujorin 2018">2018, aksidentet rrugore, në 20,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 7,5 %
krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. /monitor/
Shtuar më 21/09/2018, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori