Po ikin gjermanët e Telekom, Shqipëria preferohet vetëm nga lindorët
Pëlqej
Operatori i dytë më i madh në Shqipëri në fushën e shërbimeve celulare Telekom Albania është në negociata intensive për t’iu shitur kompanisë bullgare të telekomunikacionit “Vivacom”.


Klan raporton se negociatat mes grupit OTE që zotëron aksionet e Telekom në Shqipëri dhe kompanisë “Vivacom” kanë nisur ditët e fundit, megjithatë zyrtarët brenda këtyre firmave nënvizojnë se nuk janë përfundimtare pasi do të dëgjohen të gjithë ofertuesit.

Kompania “Vivacom” është në pronësi të manjatit bullgar Spas Rusev, dhe mësohet se ka bërë ofertën e dytë më të lartë pas Telekom Serbia, e cila nuk është e mirëpritur në këtë treg nga qeveria shqiptare.

Të dyja kompanitë që kanë bërë ofertat më të larta për blerjen e kompanisë së telekomunikacionit nga Shqipëria janë prej vendeve të lindjes, ndërsa është për të ardhur keq që nuk ka kompania perëndimore që të zgjedhë të investojë këtu.

Interes për blerjen e Telekom ka shprehur edhe grupi turk Çalik, por edhe këto negociata mund të kenë vështirësi për shkak të kufizimit konkurrencës që mund të krijohet në treg, pasi ata janë pronarë të kompanisë Albtelecom.

Burime pranë kompanisë bëjnë me dije se finalizimi i një marrëveshje do të ndodhe brenda 3 muajve të ardhshëm.

Telekom Albania ka 39% të tregut të telekomunikacionit në Shqipëri dhe është në pronësi të grupit grek OTE, ku së fundi shumica e aksioneve të tij është në pronësi të Deutche Telekom.
Shtuar më 30/11/2018, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori