Përbërja e parlamentit, Daci: Përbërja më e keqe në historinë e parlamentarizmit
Nexhat Daci
Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nexhat Daci e ka cilësuar përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës, si më të keqen në historinë e parlamentarizmit në Kosovë. Në mbledhjen e kryesisë së LDD-së të 5 degëve në Prishtinë, kreu i LDD-së u shpreh se kjo gjendje e këtillë është si rezultat i keqpërdorimit të votave dhe i parregullsive tjera gjatë zgjedhjeve.


“LDD nuk e përkrahë qasjen e askujt që nënvlerëson çdo rezultat të arritur në Kosovë dhe që mundohet krejt energjinë e forcave politike ta drejtojë në përlarje, apo fyerje të njëri tjetrit. Rezultat i kësaj Kosova ka një parlament më të keqin në historinë e parlamentarizmit në Kosovë edhe në kohën kur ka qenë vetëm autonomi Kosova, e mos flasim pas çlirimit e këtej. Në vend që të merret me problemet esenciale të jetës së qytetarëve të vet, me tërësinë shtetërore, me realizueshmërinë e kushtetutës dhe ligjeve ne po hahemi mes veti dhe sikur na ka mbet një sëmundje nga shekujt prej okupatorëve tjerë”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2012, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori