Për të katërtën herë organizohet “Dita e Vullnetarizmit Alpha Bank”
Fundjava solli buzëqeshje dhe momente të gëzueshme për 100 familje në nevojë në Tiranë. Punonjësit e Alpha Bank Albania vizituan Qendrën Sociale “Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat dhe shpërndanë paketa ushqimore për këto familje. Prezent në këtë aktivitet ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha. Në zbatim të iniciativës së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar këto familje, Alpha Bank fillon këtë projekt në ditën e Vullnetarizmit të saj dhe do ta mbështesi deri në fund. Gjithashtu punonjësit e Bankës do të mbledhin dhe shpërndajnë rroba, ushqime dhe lodra për këto familje.

Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank-Albania, Z. Periklis Drougkas deklaroi se Përgjegjshmëria Sociale është shumë e rëndësishme për Bankën tonë. "Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës ne informohemi mbi projektet e saj për vitin 2012 që janë në përputhje me vlerat, parimet dhe aktivitetet e Grupit të Alpha Bank dhe i mbështesim ato. Mesazhi që duam të ndajmë me shoqërinë është se së bashku, mund të ndihmojmë që bota të bëhet një vend më i mirë për të jetuar. Nëse ne kontribuojmë të gjithë, mund t'i ndihmojmë këto familje të kenë një nivel jetese më të mirë" tha Z. Drougkas.

Ky ishte viti katërt radhazi që Alpha Bank Albania organizoi “Ditën e vullnetarizmit Alpha Bank”. Vitin e kaluar punonjësit e Alpha Bank Albania vizituan Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë dhe kontribuan me dhurata të ndryshme duke iu përshtatur nevojave më emergjente të azilit, si dhe kaluan kohë duke bashkëbiseduar me banorët e këtij institucioni.

Me qëllim rritjen e mëtejshme të sensibilizimit të personelit të Grupit për çështjet sociale dhe mjedisore si dhe në përputhje me politikën e saj të Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, 27 Maji është caktuar si "Dita e Vullnetarizmit të Alpha Bank".
Shtuar më 30/05/2012, ora 13:36
Tage:

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori